Raketat ruse sulmojnë shkollën në Ukrainë, vriten dy mësues

0 212

Raketat nuk po kursejnë as shkollat e madje edhe spitalet në Ukrainë pas sulmeve të fundit të Rusisë.

Raketat kanë rënë mëngjesin e së premtes në një shkollë në Gorlovka, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, duke vrarë dy mësues, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Prikhodko. Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, ministri ukrainas i Shëndetësisë ka bërë të ditur se forcat ruse kanë sulmuar edhe spitalin në Donetsk duke shkaktuar disa viktima, mes të cilëve, sipas tij, kishte edhe mjekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.