Rama: Ajo që pamë në PD më 8 janar ishte xhirimi i një realityshow

0 33

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-Vjetorin e FRESSH nuk ka lënë pa përmendur edhe atë që ndodhi më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike.

Rama tha se ajo që shqiptarët panë më 8 janar në oborrin e PD ishte një shesh xhirim i një realityshow, me politikanë realë.

“Apo ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, asnjë km larg nga këtu te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realityshow. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë e kthyer në kështjellë.

Disa luftonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.