Rama: Ardhja e vjeshtës ndryshon masat për baret dhe restorantet

0 382

Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave e ka bërë edhe më të pasigurtë atë çfarë pritet të ndodhë në lidhje me baret dhe restorantet, të cilat deri më tani mund të shfrytëzojnë vetëm hapësirat e jashtme.

Gjatë vizitës në Vlorë, kryeministri Rama njoftoi se Ministria e Shëndetësisë do të publikojë sot ndryshimet e reja të masave në lidhje me këtë sektor biznesi. Ndër të tjera, ai njoftoi se me ardhjen e vjeshtës do të lejohet edhe shfrytëzimi i ambienteve të brendshme, por gjithmonë duke respektuar masat anti Covid-19.

“Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.