Rama bën thirrjen e fortë: Do rikthej KARANTINËN nëse…(VIDEO)

0 531

Ditët e fundit, shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë folur për rritje të frikshme të kurbës të rasteve të reja me Covid-19. Kryeministri Edi Rama, përmes një komunikim në facebook, ka folur rreth situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë. ”Nuk dua të bëhem i përsëritshëm por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më tepër shtrime në spital se sa në kulmin kur ishim mbyllur në shtëpi. Ekonomia bie edhe ngrihet prapë të vdekurit nuk ngjallen prapë”.

Deklarata

Numrat e të infektuarëve po rriten po ashtu edhe shtrimet. Çka është më shqetësueses është trendi në rritje, jo vetëm do na sjelli dëme të rënda në shëndetin e njerëzve po do të na detyrojë të na kthejë mbrapsht, tek KARANTINA.Si do ja bëjmë?

Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat apo do e bëjmë si lopa që i bie me shkelm kovës së qumështit kur e mbush?!

Nuk dua të bëhem i përsëritshëm por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më tepër shtrime në spital se sa në kulmin kur ishim mbyllur në shtëpi. Ekonomia bie edhe ngrihet prapë të vdekurit nuk ngjallen prapë!

E di mirë sa kanë duruar të gjithë, nuk dua as ta mendoj e jo më të them fjalën karantinë. Nëse vazhdojmë kështu e nëse nuk ndryshojmë sjellje e nëse numrat e të shtruarëve rritet, atëherë me keqardhje por realisht nuk do kemi ca të bëjmë dhe do fillojmë nga e para, siç po ndodh edhe në disa vende të tjera.

Të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, e kemi vetë ne dorë, secili prej nesh e ka në dorë. Të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon.

? PO RREZIKOJMË… JU LUTEM? MOS E HARRONI QË NUK KA IKUR… JU LUTEM?

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 11. Juni 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.