Rama bisedë telefonike me Niko Peleshin, i kërkon llogari: Si janë PD dhe LSI andej? (VIDEO)

0 53

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Pogradec. Rrugës ai ka vendosur që të marrë në telefon Niko Peleshin dhe ta pyesë mbi gjendjen aktuale. Rama e pyet fillimisht se si është situata ndërkohë që interesohet dhe për atë që po bëjnë kundërshtarët PD dhe LSI.

BISEDA:

Niko: Alo, po kryetar.

Rama: Si je ca bën, si duket situata aty?

Niko: Shumë mirë, në çdo fshat ka mobilizim, ne kemi zgjedhur të vrapojmë më shumë ti takojmë nga dy herë, tre herë.

Rama: Organizmime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim me qafë, këta i marrin po ca të bëjmë ne tani. Më mbytën dhe mua, pse nuk mblidhemi dhe ne, pse nuk tregojmë forcën dhe ne. Ashtu dhe më mirë, se komunikojmë drejtpërdrejtë. Po këta si janë, PD LSI-ja.

Niko: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, po nuk po merremi me ata, nuk po e kthejmë kokën. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, Edmond Spaho i premton gjëra që nuk bëhen.

Rama: Ai tjetri thotë do t’ju heqim traun.

Niko: Njerëzit i kuptojnë.

Rama: Rrugës jam unë, takohemi atje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.