Rama-demokratëve të Thumanës:Shtëpitë i keni falas,mos hiqni bravat njëri-tjetrit

0 37

Në ditën e Fitër Bajramit, kryeministri Edi Rama iu ka dorëzuar banesat e rindërtuara familjeve të Thumanës. Rama tha se janë rindërtuar 155 banesa, të cilat u shkatërruan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu edhe batutat për demokratët e Thumanës, të cilët kanë përfituar banesat e rindërtuara. Ai tha se shtëpitë do i gëzojnë të gjithë, ndërsa i këshilloi që të mos i heqin bravat njëri-tjetrit.

“Demokrateve që nuk janë pak këtu në Thumanë, i uroj ti gëzojnë shtëpitë. I kanë falas dhe të mos i heqin bravat njëri-tjetrit, por të respektojnë njeri-tjetrin sepse në fund të ditës, mbetet njerzillëku dhe komuniteti dhe mirësia që i drejtohemi njëri-tjetrit. Dua ta mbyll me një fjalë të profetit Muhamed i cili thoshte: Edhe nëse në ditën e kiametit gjendesh me një filiz në dorë, mos ik pa e mbjellë. Iu takon juve që këto kopshte që pritet të mbillen të lulëzojnë. Iu kam thënë që do e bëjmë Thumanën që nuk do e njihni, ja ku është këtu. Askush që nuk e ka parë s’do e njohë dot”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.