Rama dëshmon për inceneratorët, debate, sherr, ironi dhe batuta

0 153

Kryeministri Edi Rama ishte dëshmitari i fundit, i cili u përball me komisionin hetimor parlamentar për impiantet e mbetjeve, ku u bombardua me pyetje për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.

Afera e pretenduar nga demokratët sipas kryeministrit është thjesht në kokën e inicuesit të këtij komisioni.

Kryeministri kundërshtoi me forcë pretendimin se për inceneratorin e Tiranës qeveria pagoi 100 milion euro.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë  e tillë është për pastrimin deri në 2027, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.

Rama: Mos e ngatërro me Isain, me kë është, me Foltoren?

Tabaku: Po bëni muhabete mikrofon ndezur.

 

 

Rama: Mos më thoni që janë vjedhur lekët deri në 2050-ën.
Tabaku:

Rama: Cfarë llogarie po bën tani?

Tabaku: Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro… qetësohu.

Rama: Seriozisht?!

Tabaku: Ule zërin. Edhe 10 milionë Durrësi e bëjnë më shumë vlerën. Shqetësimi në këtë rast është që këto kompani paguajnë veten, paguajnë sheqerin dhe orizin.

Rama: A e kupton cfarë po thua?

Tabaku: Sot nëse shqiptarët qeshin, qeshin me sjelljen tënde. A ka mudësi të lutem.

Rama: Bëj pyetjen

Tabaku: Këto kontrata publike zbatimi është duke ceduar dhe shteti shqiptar duhet të mos i bëjë pagesat e këtyre kontratave. Duhej të kishte nisur hetimi dhe ndalimi i këtyre pagesave që kanë ndodhur sot deri në 100 milionë euro e do vazhdojnë deri në 430 mln euro.

Rama: Kjo ccmenduri është normale për Lulzim Bashën dhe jo për ty. Një forcë politike arrin në pikën që bën këtë kërshillëk dhe zhvillon një proces numërimi me 2 mijë karrige dhe miraton një votim me 5 mijë veta, të gjitha shifrat e tjera janë të diksutueshme edhe po të jenë të vërteta. Ju thoni u vodhën leket deri në 2047-tën.
Niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Atë me karrige gjeni dhe e bëni, por kur ia bëni këtij një populli të tërë ju nuk duhet t’ju zëri gjumi natën për poshtërsinë që përfaqëson kjo skemë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.