Rama do çojë në SPAK kryetarë bashkie, Hoxha: Kush është objektiv i kryeministrit

0 62

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një nga kryebashkiakët që do të kallëzohet në SPAK është ai i Vlorës Dritan Leli. Kjo deklaratë e tij lidhet me atë që Rama tha në një konferencë për mediat se ka denoncime në Njësinë Anti-korrupsion dhe se shumë shpejt do të kallëzohen në SPAK kryebashkiakë që kanë shkelur ligjin.

Ndërsa solli në vëmendje se në këto tre vite jemi mësuar që SPAK të sulmohet nga opozita, Hoxha tha se Rama e tregoi vetë (pa dashje) se përse sot po e drejton gishtin nga SPAK-u.

“Mund të jetë Vlora. Leli ka refuzuar të dorëhiqet, mund të jetë objektiv i kryeministrit. E vetmja zgjedhje është një procedim”

Për çështjet që po heton SPAK, Artan Hoxha tha:

“Për vitin e kaluar janë 1500 persona të përgjuar. SPAK deri më tani ka çuar për gjykim një në 5 çështje. Ka pezulluar 17 për qind, dhe ka transferuar në prokurori të tjera mbi 40 për qind. Ato në gjykim janë: Çështja e ish-kryeporokurorit Adriatik Llalla, rasti Tahiri, rasti i Mediut, Alqi Bllako, afera e inceneratorëve, Mediu për Gërdecin…

Kurse, sipas Hoxhës, “21 Janari” nuk është nën hetim nga SPAK, por familjarët kërkojnë që të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pasi dy nga viktimat janë pa autor. Ka shumë zhurmë për hetimet që ka SPAK, por realisht këto janë gjërat që ka në duart SPAK.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.