Rama i kujton Bullgarisë si u zgjidh çështja e minoritetit: U desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov dhe…

0 17

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrisë së Jashtme bullgare, duke i kujtuar asaj si u zgjidh çështja e minoritetit bullgar në Shqipëri në kohën kur kryeministër ishte Boyko Borissov.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, tha Rama në vazhdim të postimi të tij në twitter.

Rama ironizoi Bullgarinë duke u shprehur se kryeministri ka një problem me ta. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Bullgaria kërkon që të përdori veton për të marrë peng dy shtete të NATO-s duke mos i lejuar që të integrohen në BE. Rama i bën thirrje Bullgarisë që ose të heqë veton, ose të durojnë kritikat e kryeministrit.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të komunikimit. Shumë mirë. Unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria kërkon që të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si një mënyrë për të marrë peng dy shtete të NATO-s. Qetësohuni miq: Hiqni veton ose na duroni ne.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.