Rama i merr linkun, Mero Baze lavdëron Lul Bashën

502

Sot kryeministri Rama mori linkun e fjalës së Bashës për dëmtimet e tërmetit dhe e futi në facebook e tij. Por pak më pas gazetari dhe analisti i njohur Mero Baze që njihet për qëndrimet e tij anti Basha dhe proRama, shkruan si më poshtë:

“Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diferencën me liderët e tjerë të opozitës së vjetër në këto ditë të vështira për vendin. Ndryshe nga përpjekjet për të minuar situatën, edhe ashtu të brishtë, ai është shafqur në publik në detyrën e një një lideri politik, për t’i bërë qytetarët të ndjehen të mbështetur nga të gjitha palët. E vendosur kjo në një kontekst shumë agresiv të disa qëndrave të opozitës, sidomos Berishës e Metës, qëndrimi i Bashës është në kontrast të thellë me ta dhe bën diferencën” ka shkruar Baze në editorialin e Tema.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.