Rama i shpall zyrtarisht luftë BE-së, Kuvendi miraton me 96 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor

0 44

Kuvendi i Shqipërisë, ka rrëzuar me 96 vota pro dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte Presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare. Me rrëzimin e dekretit, tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

Presidenti Ilir Meta, ka thënë se me këtë Kod Zgjedhor, vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet. Në arsyetimet e tij, kreu i shtetit thotë se ”Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.