Rama ironizon Berishën dhe Bashën: Akuzojnë njëri-tjetrin për ato që ua kemi thënë ne vite më parë

0 163

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën brenda PD-së, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se nuk ka se kë të ketë aleatë, pasi kjo dyshe sipas tij akuzon secilën palë për atë çka Rama ka thënë vite më parë.

“U bë ajo protestë te 5 maji, se në fillim ishim më shumë, shkuam, u sqaruam. Nuk ishte fjala për t’i hedhur në rrugë. Ata që janë me letra, do të marrin atë që ju takon si pronarë, ata që janë pa letra fare do shkojnë me qira dhe do ju jepet një shtëpi e re po aq sa ju prish ajo shtëpi që kishin. Kjo bëhet jo për të ndërtuar pallate, por për të ndërtuar një lagje të re me standarde të reja. Dhe ata njerëz do të thonë; po ne pse e vonuam këtë gjë. U bënë disa, erdhën. Një pjesë kuptuan kontratën dhe vazhduan. Një pjesë nuk pranuan. Bënë politikë.

Sa më shumë të bashkohemi mes nesh, aq më shumë ia arrijmë qëllimit. Këshillimi Kombëtar nuk është diçka e rëndë nga qielli. S’kemi aleatë në këtë mes, kë të kemi ?! E shihni ça bëhet atje. E keni dëgjuar ju që Saliu i thotë Lulit ato që ia kemi thënë ne. Luli ia thotë Saliut ato që i kemi thënë ne. Ata të dy po thonë të vërtetat që kemi thënë ne. Ata do vazhdojnë punën e tyre, ta hajë kush ta hajë. Mos të përmendim faktin se jam dhe deputet i Durrësit. Pse janë duke thënë të vërtetën tani ata? Deri dje ai ishte; Luli i babës vetë, tani është Lul Brava. Se dinë si i kanë emrat ata të dy, janë dy burra.”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.