Rama, koronavirusi dhe një dekade e re! 

0 26

Nga Daniel Mucaku-

Rama, koronavirusi dhe një dekade e re!

Viti 2020 do te niste në mënyrën me të tmerrshme për vendin tonë, pasi ndërrimi i viteve do e gjente vendin tonë izoloi te zbukuruar me drita festash por te gjunjëzuar nga tërmeti i mëngjesit te tmerrshëm te 26 nëntorit.

Sapo u duk sikur po linim pas të kaluarën, dhe dekadën e re që nisi tmerrshëm po e kalonim pak nga pak, koronavirusi do te mbërrinte edhe në vendin tonë, e nga 9 marsi jo vetëm që do e gjunjëzonte vendin tonë si gjithë botë, madje gjithë vendin dhe paralizoi ekonominë e turizmin, në vigjilje te sezonit turistik qe mezi e presim, si industria më fitimprurëse në vend.

E sigurisht, në momente fatkeqësish për vendin, e trishtimi për popullin, kryeministri Edi Rama, me dinakërinë e tij politike, dhe me një PR deri në neveri, po i shfrytëzonte dy fatkeqësitë e vendit në maksimum, herë duke u hequr si shpëtimtar i atdheut, herë si mjek, herë si super man, herë-herë si dashnor i Shqipërisë, e herë si një zë i padukshëm matanë telefonit.

Postimet e tij bombarduese ne Facebook, e gjuha arrogante me këdo, në çdo kohë, Rama e shijon, dhe kjo duket qarte në artikulimin e tij.

Prej kohësh Rama nuk i jep llogari askujt, nuk bën më konferenca për media, si homogët e tij në botë qe bëjnë çdo ditë, për ta informuar popullin, por mjaftohet me disa video live, që ai i quan komunikim me publikun, por që nuk janë asgjë me shume sesa një monolog i dalë boje në katundin tonë qeveritar.

Një dekadë e re sapo ka nisur, duhen edhe vite të tëra që një dekade e tërë të nisë përsëri, por bashkë me dekadën e re ka nisur edhe fundi i epokës Rama, tanimë me një PR të dështuar, fëmijëror, facebookjan, që nuk pi më ujë.

Dekada e re do të tregojë se më shumë se lidhje live në facebook, kryeministri duhet te bëjë spitale e te perfeksionojë sistemin shëndetësor.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.