Rama kritika për trotuaret në Vlorë: Është jashtë normave të sigurisë, ç’e do këtë?

0 66

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Vlorën, ku u ndal edhe në kantierin e lagjes Kume në Vlorë ku pa nga afër ndryshimet e bëra, të cilat sipas tij sot duken si nata me ditën.

Megjithatë gjatë inspektimit Rama nuk i kurseu kritikat duke thënë se nuk duhen lënë dalje nga trotuari në çdo segment pasi mund të kthehen në burim aksidenti. Ai thumboi edhe kryetarin e Bashkisë Dritan Leli, duke e cilësuar atë si ish kryetar.

“Si ka mundësi më aman. Mos i pranoni këta pse i pranoni. Kjo ka dalë kryevepër se ishte çmenduri. Por, shikoje. Kjo nuk është punë e firmës. Kjo është punë e ish kryetarit të Bashkisë

Nuk ekziston në asnjë vend ajo. Ajo është jashtë normave të sigurisë. Këta të tjerët e kanë bërë komplet për të futur autobusin”, u shpreh Rama.

Në fund të inspektimit, Rama u has edhe me një banore të zonës e cila i kërkoi zgjidhje për rregullimet para shtëpisë së saj.

Qytetarja: Unë mund ta bëj edhe vetë privatisht

Edi Rama: Sa fëmijë ke ti?

Qytetarja: Unë dy

Edi Rama: I ke bërë menjëherë apo me radhë?

Qytetarja: Avash avash i kam bërë

Edi Rama: Tani është fëmija tjetër direkt

Leave A Reply

Your email address will not be published.