Rama kundër ambasadorëve/Krasniqi: Ka një kosto të madhe

0 313

Ndryshimet në Kushtetutë do të detajohen në Këshillin Politik, ku do të punohet për kodin zgjedhor, ndërsa priten edhe propozimet e opozitës gjatë ditës së sotme. Analisti Afrim Krasniqi, thotë se Këshilli Politik është i dështuar.

”Problemi i madh i opozitës është për t’u bërë atraktive për qytetarët, e besueshme dhe për të përfaqësuar qytetarët. Ky është një mision të cilin opozita ende nuk e ka përmbushur, por ka kohë dhe ka përvoja edhe nga vendet e tjera që e kanë kaluar këtë gjë. Për herë të parë dje u përdor kushtetuta dhe pushteti abuziv i një partie për të fituar kredenciale”,- tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai thotë se kryeministri Edi Rama ka gëzuar një simpati ndërkombëtare, por po të shohim zhvillimet e fundit, për të qëndrimi kundër ambasadorëve ka lënë një kosto të madhe për vendin.

”Përpjekja për të përfituar nga situata për të injoruar në emër të sovranitetit të gjitha këshillat ndërkombëtare dhe për ta përdorur shtetin në funksion të shtetit personal, ka lënë një kosto të madhe për Shqipërinë. Lajmi më i keq në këtë situatë nuk është kokëfortësia e Ramës për t’i shkuar deri në fund skenarit të tij, por është fakti që një parti e madhe si PS-ja nuk ka asnjë zë kritik brenda saj dhe asnjë zë kurajoz që i tregon edhe liderit të tyre që ne po i biem kokës për mur me këtë aventurë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.