Rama liderëve europianë: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

0 14

Kryeministri, Edi Rama,gjtë fjalës së tij në konferencën për mediat me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se thirrja e fundit që i bëri BE-së është që të mos i lënë shqiptarët jashtë unionit, pavarësisht farsave, pasi ata kanë besim në Europë.

“Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim të madh në Europë, pavarësisht farsave, sepse ne për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe në Ballkan ka shumë, proeuropianë. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini BE të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.