Rama ndan pamjet nga ajri: Po evidentohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit

0 32

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ajri, ku helikopteri evidenton nga ajri vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, të cilat vijojnë të jenë aktive që prej 3 ditësh.

Rama falenderon Forcat e Armatosura dhe sistemin e Mbrojtjes Civile për ndërhyrjen e tyre në shuarjen e zjarrit, ndërsa thekson se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit, është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Sazan – Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:

“Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…

Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.