Rama në samitin e BE-së: Nuk pres që çështja e Bullgarisë të zgjidhet, ka marrë peng Shqipërinë

0 14

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në samitin e BE-së në Bruksel, ku tha para gazetarëve se nuk pret që çështja në Bullgari të zgjidhet sot.

Rama përsëriti edhe njëherë se Bullgaria, një vend i NATO-së, ka marrë peng dy vende të tjera të aleancës, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ua kam thënë përkundër optimizmit të ngutur të disave nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari por ndërkohë nëse do zgjidhet do jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e në vendi të NATO-s. Të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe në vështrimin e 26 vende ve të tjera që rrinë e shohin si yjet”, tha Rama para gazetarëve në Bruksel.

Leave A Reply

Your email address will not be published.