Rama: Në shtator, mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës. BE-ja po mban peng një popull

0 68

Vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pallatin e Brigadave me Hotin, zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, ku tregoi se për çfarë kanë rëndë dakord. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se në shtator do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, ku do të ndahen praktikat dhe sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare.

“Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me Covid-19, të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama përmendi tre projekte madhore, që sipas tij këto projekte tani duhet të gjejnë zbatim.

1-Porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish-ministrin e Financave që ta kemi një pikë doganore ku mallrat të huajnë në Kosovë.
2-Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë.
3-Lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është një projekt i hershëm por ka ardhur koha të zbatohet. Në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet konkrete për të realizuar këtë projekt.

Gjatë fjalës së tij, Rama folie dhe për Bashkimin Europian që nuk po liberalizon vizat me Kosovën. Kreu i qeverisë shqiptare tha se arsyeja gjendet tek politika e brendshme e vendeve të BE-së.

”Ne nuk marrim vendime për Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontitentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne. Turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë”.

Nga ana tjetër, Rama u ndal edhe tek shengeni rajonal. ”Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës”. Vizita e kreut të qeverisë së Kosovës në Tiranë, pason vizitën 2-ditore të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit për krime lufte. Rama zhvilloi takime më të gjithë përfaqësuesit e lartë politik dhe krerët e partive politike në Kosovë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.