Rama nga Brukseli: Shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta

0 19

Në në konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se:

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta e shpresoj që të mund ti ndihmojmë!

Charles Michel na tha se kishim 3 minuta kohe ne dispozicion. Une i thashe qe po te ishte ndryshe do mjaftonin dhe 30 sekonda, por nuk mjaftonin.

Është vërtet dicka shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Pra c’të bëjmë?

Sigurisht ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne e kemi bërë, dhe bëmë tashmë për të mbështetur idenë e presidentit Macron, për objektiv që është politik e strategji i dëshiruar moralisht që është komuniteti i ri evropian”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.