Rama njofton “formulën” e mbledhjes së taksës së pasurisë

0 35

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive mbledhjen e taksës së pasurisë nga qytetarët. Rama u shpreh se në të gjithë globin kjo është taksa më e rëndësishme ndërsa në vendin tonë ajo shpërfillet.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me atë që ka deri në tre shtëpia.

“Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Në këtë cep të globit ku ne jemi është taksa më e shpërfillur dhe pastaj nuk ka fonde për të gjitha gjërat që ju duhet të keni. Se nga diku ato fonde dalin.

Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë dhe të tretë të një familje tjetër. Dhe jo vetëm kaq por këto edhe nuk mblidhen pastaj, Mesazhi i këtij takimi është disiplinë financiare, burime të tjera të ardhurash dhe disiplinë më e lartë menaxhimi”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.