Rama nuk kursen ironitë për demokratët: Ju nuk po bëni dot një copë PD

0 24

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike në Parlament, në seancën që po mbahet për Butrintin. Ai tha se i kërkohej të restauronte teatrin dhe stadiumin siç ishin, ndërsa shtoi se një gjë të tillë nuk e bën as Franca me Notredamin. Rama tha se demokratët nuk po arrijnë të bëjnë Patinë Demokratike, për të cilën “këshilloi” se duhet të rrafshohet nga fillimi që të bëhet.

“Natyrisht që lidhja që bëni ju është spekulative e cila mund të vlejë për të bërë akuza e krijuar ndasi mes tifozëve por nuk bazohet në asnjë fakt e provë.

Pse u dashka që këtu të ketë o korrupsion o nuk ka. Se këtë bënit ju kur ishit në pushtet, ndryshe nuk kishte si t’ju shkonte mendja po aty.
Këtu bëhet një debat konkret. Ju thoni pse nuk restauruat teatrin e stadiumin. Por ku ndodh kjo që kur një ngrehinë konsumohet nga koha dikush të thotë ta kthejmë siç ishte. Kjo ndodh vetëm kur bëhen skenografi filmash. Pse nuk e bëjnë siç ishte Franca Notredamin? Nuk dinë ta bëjnë siç ishte? dinë por nuk ndodh nuk bëhet. Janë muhabete kot. komplet kot. Ju nuk po bëni dot PD siç ishte e nuk keni për ta bërë dot. e po nuk tentuat ta rrafshoni e ta bëni nga e para do t’ju zërë poshtë të gjithëve, nuk bëni dot një copë PD siç ishte. Dallimi mes të shëmtuarës dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm. Aty ndahen shumë gjëra po të shohësh ç’ndodhte deri dje e ç’ndodh sot. Jo se gjithçka bëhet sot është në kategorinë e së bukurës dhe nuk ka gjëra të shëmtuara, por ama kur flisni për gjëra konkrete si Butrinti merrni në konsideratë të dhënat konkrete. Mbi bazën e tyre krijohet pastaj edhe premisa për një debat ku flasim për të njejtën gjë.

Thoni se kemi ne me fondacionin, me kë e keni pra? Ç’punë keni ju që përgojoni një nga arkeologët më të mëdhenj të botës, se gjoja është miku im. Jam krenar ta kem mik por ka qenë për vite të tëra këshilltar i princit Charles për arkeologjinë. Kur e kam njohur ishte këshilltar i tij. Ai vjen për të vjedhur këtu? Kë do vjedhë? Çdo vjedhë?

Pse përgojoni bordin? Pse nuk thoni jemi dakord me ligjin ta miratojmë e pastaj vijojmë.
Pse nuk e votoni kur nuk keni gjë me fondacionin apo me Michel Granov që e keni bërë edhe kumbar të djalit a të vajzës.

Pse se votoni?

Zonja Tabaku pse nuk e voton çfarë ke?
Hajde dhe më thuaj ç’ke kundër. Atëherë e keni me fondacionin dhe Granovin që e bëtë shqiptar, pse e morët kumbar të vajzës? Si të korruptuar apo të vidhnit bashkë? Nëse e keni me heqjen nga parku të një zonës, nuk ka lidhje me ligjin”, tha kryeministri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.