Rama: Nuk mund të rrimë pa fund të izoluar

0 388

Kryeministri Edi Rama tha se njerëzit dhe ekonomia nuk mund të rrinë pa fund të izoluar. Kreu i qeverisë deklaroi se nga java tjetër do të hapet disa biznese që kanë qenë mbyllur, duke krijuar mundësinë për të vënë në lëvizje ekonominë. Kryeministri u shpreh se qeveria e tij ndërmarrë një tjetër projekt për skemën e daljes nga kriza që është ndryshe nga gjithë strategjitë që po ndjekin vendet e tjera.

“Nuk mund të rrimë pa fund të izoluar. Me virusin do luajmë si macja me miun”. Skema që Rama tha se do të ndiqet është ajo e fragmentimit të dallgës së virusit, duke hapur më shumë biznese atje ku risku për infektim është shumë më i vogël. Ai u shpreh se virusi nuk do të ikë dhe qytetarët do të heqin dorë nga shumë gjëra që kanë bërë më parë, por nuk mund të qëndrojnë pa fund në shtëpi.

“Ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njeri-tjetrit pa u zhdukur më parë ky armik. Por nga ana tjetër as nuk mund të rrimë mbyllur pafund. Do të hapemi me kujdes, por nuk do të hapemi kudo njësoj. Po të shohim hartën e Shqipërisë kemi një pamje të qartë se vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë. Nëse hapemi kudo njësoj dhe njëkohësisht, ne rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut. Do të hapemi kudo, por jo njësoj. Në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku rusku është shumë i ulët, mund të kemi më shumë lehtësim të masave, ndërsa në një zonë si Kruja për momentin asnjë lehtësim, apo në një zonë si Tirana apo Durrësi një lehtësim të moderuar. Brenda disa bashkive mund të letësojmë shumë lëvizjen në territorin përkatës. Edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj si në zonat ato me risk të ulët me ato në risk të lartë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.