Rama: Nuk mund të vihet në pikëpyetje besimi te SHBA, apo të akuzohet DASH për konspiracion!

0 45

Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re e vendosur me mbështetje të SHBA-së nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Në konferencë për mediat nga selia e PS-së, Rama tha se prej një viti është folur për një konspiracion lidhur me drejtësinë ku është përfshirë dhe Departamenti i Shtetit.

Sipas kreut të qeverisë, nuk mund të vihet në pikëpyetje besimi dhe serioziteti i SHBA-së në këtë nismë, teksa shton se mund të mbetemi në një vakum.

“Sot jemi në fund të vitit të tretë që s’kemi folur, përkundrazi, të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht. Njerëz që kanë qenë mbështetës së saj. Është mbështetur nga 90% e popullit shqiptar. Janë bërë bashkë përtej bindjeve politike. Këtu është çështje e një lufte politike. Të jemi shumë të qartë. Politikisht, nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin. Njëri apo tjetrin.

Janë vizatuar me dorë nga dikush që më do mua më shumë se çdo njeri tjetër. Çfarë mund të duash më shumë se sa një kundërshtar të vdekur, apo një që është gjallë por fle gjumë. Nuk mundet të vihet në pyetje as besimi dhe as në seriozitetin e SHBA-së, sepse u bë një vit që e dëgjojmë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë dhe Departamenti i Shtetit, dhe as nuk mund të vihet në pikëpyetje serioziteti i drejtësisë së re. I bie që të mbetemi në këtë vakum mes një pale që beson një gjë dhe një pale që beson një gjë tjetër” – tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.