Rama pa maskë përballë mjekëve, mjeku Kalo e thumbon

0 326

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama vizitoi ambientet e QSUT-së, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë bashkëbisedimit për situatën e Covid-19 në vend, pati edhe shkëmbim batutash ndërmjet tij dhe mjekut Tritan Kalo. Kryeministri u justifikua përballë të gjithë mjekëve që kishin maskë, duke thënë se maska në ambiente të hapura nuk është e domosdoshme, Tritan Kalo ia ktheu duke thënë se ata e mbajnë që të mbrojnë kryeministrin.

Edi Rama: Maska në ambiente të hapura nuk është domosdoshme.

Tritan Kalo: E mbajmë që t’iu mbrojmë juve.

Edi Rama: Unë ju falënderoj por jemi në distancë të mjaftueshme, që të paktën të mos e mbajmë maskën në këto momente.

Leave A Reply

Your email address will not be published.