Rama: Paralajmëroj për herë të fundit, portalet e kanalet e informimit

53

Nga Edi Rama

PARALAJMËRIM

Paralajmëroj për herë të fundit, portalet e kanalet e informimit, se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do të jem i detyruar të ndërhyj, forcërisht, për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me publikime rrenash që përhapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë, është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh, vendas a të huaj, apo të shtrembërohen prononcimet dhe shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve, sipas avazit të zakonshëm të çdo dite të perëndisë, qëkur u shfaq flama e rrenës si epidemi digjitale dhe nisi të tkurret flaka e gazetarisë së fakteve!

STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.