Rama për koncertin ku ishte i ftuar Maluma: Asnjë qindarkë nga ne!

0 35

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te koncerti i djeshëm për Ditën e Verës ku ishte i ftuar këngëtari me famë botërore, Maluma.

Rama tha se më herët nuk e kishte njohur, madje nuk e dinte as se çfarë ishte.

“Mu qepën për Malumën mua. Se dija deri dje se kush ishte Maluma. Thash mos ishte ndonjë…ndonjë epitet që i kanë ngjitur ndonjë ministri. Kur doli që ishte ….burrë apo grua është? Këngëtar. Jo se dija. Sot thoshin; turp nuk është të protestosh, por të bësh koncertin e Malumës. Nëse mendohet se e kemi bërë ne, këtë se kemi bërë ne! në atë koncert s’ka asnjë qindra nga shtet. U bë kjo punë, nuk guxon që të ndalojë ndonjë May Bach në derën e punës se ta vendosën që e ke ti. Abazhurin e kanë sjellë italianët. E morën godinë pasi e ndërtuan vetë për ta përdorur. E kanë sjellë që atëherë. Ai abazhur ka qenë mbi kokën e të gjithë kryeministrave…Tani na doli se e kam bërë unë flori dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe kanë dashur që të bëjë tavanin e zyrës se në Dubai.”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.