Rama për pasojat e konfliktin në Ukrainë: Bota u kthye përmbys për pak ditë! Luftë pa dhimbje nuk ka

0 167

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të përgatiten për çdo skenar përsa i përket luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Në një konferencë për mediat, Rama deklaroi se skenari më i keq në vendin tonë, do të jetë përgatitja për një kufizim dramatik të furnizimeve me energji apo me naftë.

Sipas tij, për disa ditë bota u kthye përmbuys për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë. Kreu i qeverisë thotë se luftë pa dhimbje nuk ka.

“Që në ditën e parë të nisjes së kësaj katastrofe, për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga skenarët më të thjeshtë tek ata më të vështirë. Skenari më i vështirë është që duhet të përgatitemi psikologjikisht për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji apo me naftë. Të jemi shumë të qartë se kjo mund të vijë. Zëvendësimi i burimeve që prej kaq shumë vitesh janë burime që janë siguruar nga Rusia është jashtëzakonisht të komplikuar. Detuyrimi për të mbrojtur jetën e njerëzve, për të bërë çmos që lufta të mos përhapet ushtarakisht, është i pashmangshëm. Të gjitha këto shtrëngime që uroj, që do bëjmë sakrifica ekonomike, kanë një qëllim që të mbrojmë jetën, shëndetin të mbrojmë atë që është më e rëndësishmja.

Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri në ushtarak. Qëllimi është të mbrohemi tani. Përsa na takon ne, të bëjmë çmos të mbrojmë njerëzit tanë. Nuk është absolutisht një film që ajo që shikojmë në ekrane orë e çast. Është një luftë reale siç e kemi parë në Luftën e Parë Botërore, siç e kemi parë në vitin famëkeq të përpjekjes shtazarake për pastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda dimensionin e një fuqie ushtarake. Kjo është pamja e përgjithshme. Insistoj në faktin se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm, ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto ditë. Është kthyer përmbys, jemi në kushte lufte. Për fat të mirë nuk zhvillohet fizikisht këtu. Nuk është në kokat tona, dhe familjet tona nuk janë të kërcënuar nga ndarja e dhunshme. Impakti i asaj që po ndodh atje, është i prekshëm këtu në ekonominë e vendit dhe detyrimi ynë është të garantojmë vazhdimësinë. Pa dhimbje luftë nuk ka” – tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.