Rama për presidentin: Duhet të përmbushë detyrimet karshi shqiptarëve, të çlirojmë zyrën nga kthetrat e së shkuarës

0 29

Kryeministri Edi Rama deklaroi para gazetarëve se PS-ja nuk e ka ende një emër për president, pasi po pret me qetësi procesin.

Ai tha se nuk duhen të merren me profilin se sa me një njeri që të përmbushë detyrimet karshi shqiptarëve.

“Kam shpjeguar këtë çështjen e profilit. Ata merren me profilin ata që s’duan të merren me zgjidhen. Zgjidhja është një njëri që duhet të përmbushë detyrimet që kemi karshi shqiptarëve për të çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Për të normalizuar raportin.

Po ta kishin vendosur, do ta kishin shpallur. S’kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim, duke dëgjuar të gjithë, lloj lloj çudish, por kemi gjithmonë e më shumë se s’ka partnerë.”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.