Rama pret Komisionerin për Zgjerim në BE: KE ka aprovuar 1 mln euro ndihmë për Shqipërinë

0 58

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë paradite komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, ku e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Po ashtu, Rama gjatë konferencës për shtyp në Rinas, tha se Shqipëria është nga vendet që përfiton nga sasia e vaksinave që KE ka për Ballkanin Perëndimor.

“Më vjen natyrshëm të kujtoj se Komisioni ka mundësuar kualifikimin e vendeve të rajonit, flas për Shqipërinë. Për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë përmes fondit të solidaritetit, janë afro 1 milionë euro që i takojnë Shqipërisë. Komisioni ka miratuar propozimin e paketës mikrofinanciare në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër shuma totale prej BE prej 2.2 miliardë euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e sasive të vaksinave, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur dozat e para dhe deri në gusht, Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.