Rama reagon pas rrëzimit në Kuvend të Rezolutës për Srebrenicën

0 31

Pas rrëzimit të rezolutës nga shumica në Kuvend, që dënonte krimet serbe në Srebrenicë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama ka thënë se për të gjithë ata që pyesin pse po ndodh pikërisht tani, duhet të informohen mbi tekstin në fjalë.

I ndodhur në Bruksel, kryeministri shprehet se rezoluta e mëparshme ishte një lojë e ulët.

“ Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!”, është shprehur Rama.

Kujtojmë se pas refuzimit të rezolutës, Berisha hodhi akuza të rënda mbi qeverinë dhe filmoi momentet e votimit kundër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.