Rama: Shkodra o me varenë ose me bravën, sikur ju ka marrë peng edhe i vdekur Enveri. Komunizmi ka vdek!

0 210

Kryeministri Edi Rama teksa sulmoi kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademin, theksoi se në këtë qytet është për të vënë duart në kokë se si njerëzit janë të ndarë ose me ‘varenë’ ose me bravën, duke ironizuar Berishën dhe Bashën.

Gjatë përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i qeverisë theksoi se kur sheh që disa janë me sy dhe veshë mbyllur, duket sikur Shkodrën e ka marrë peng edhe i vdekur diktatori Enver Hoxha.

“Bashkia e Shkodrës ka bërë të njëjtën zgjedhje dhe ka marrë të njëjtin rezultat kur vjen puna te jeta e përditshme. në mos qoftë zero, është mizerabël në krahasim me bashkitë e tjera të Shqipërisë. Bashkitë e tjera s’kanë të krahasuar. Kjo s’ka lidhje me do apo nuk do qeveria. Pasi qeveria dhe unë kemi bërë çfarë kemi mundur. Përpjekja jonë, madje dhe shpesh në kundërshtim me rezistencën e bashkisë së Shkodrës, që u bë stadiumi, u rindërtua dhe u restaurua teatri, apo që u bë rruga që lidh Shkodrën me Velipojën, një rrugë që premtohej dhe pritej dhe nuk bëhej. Apo ndërhyrjet që janë bërë në Shirokë, apo në Kalanë e Shkodrës. këto janë ndërhyrje që janë bërë nga qeveria për aq sa ka pasur ajo mundësitë. Na duhet një bashki që i ka dyert e hapura për bashkëpunim, që e mirëpret bashkëpunimin. Na duhet një bashki si e botës ku ai apo ajo që drejton, është aty në radhë të parë për ti shërbyer komunitetit dhe jo për ti ndarë ata; tanët dhe të armikut.

Eshtë aty për të sjellë më shumë investime, më shumë cilësi që nga pastrimi, kushtet e kopshteve dhe çerdheve Këtu është çudi e madhe a thua bashkia është një bunker për t’i rezistuar komunizmit akoma kur komunizmi ka vdekur. Ka 32 vite që ka vdekur. Nëse ka diçka komuniste akoma gjallë është hija e atij që do me u kthye me zor. S’ka gjë tjetër na komunizmi në Shqipëri. Komunizmi ka vdek! E kam thënë dhe në fushatën tjetër. Është për të vënë duart në kokë kur sheh Shkodrën kur institucion me këmbëngulje, veshët ngulur, dhe hundët mbyllur, që nuk ndjenë erën e plehrave, që ose me varen ose bravën, o s’ka. Ti thua, këta i ka marrë peng edhe i vdekur Enver Hoxha se dhe mallkimi i Enver Hoxhës, që shkodranët e kishin vënë në shënjestër qysh kur ishte gjallë. Regjimi i tij mori një nga goditjet para në Shkodër. S’ka asnjë mundësi tjetër që të rrish peng i një armiqësie imagjinare me një komunizëm imagjinarë dhe komunista imagjinarë. Shkodra mund të jetë peng i së shkuarës në 6 mars, por ne jemi këtu.”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.