Rama: S’ka më certifikata letër, Ministria e Brendshme të marrë printerat

0 28

Kryeministri Edi Rama, po flet për heqjen e sporteleve nga 1 maji dhe ofrimin të shërbimit online.

Ai u shpreh se disa prej shërbimeve janë të detyrueshme të bëhen në sportele, si marrja e shenjave të gishtave për kartat e identitetit apo pasaportat dhe martesat e çifteve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha që s’ka më asnjë kuptim që në pikat e gjendjes civile të shpërndahen certifikata letër, duke qenë se gjithçka mund të realizohet online.

“Ministria e Brendshme duhet të marrë të gjitha printerët dhe letrat nga zyrat e gjendjes civile, nuk duhet të prodhojë më certifikatë më letra. Sepse nuk ka më nevojë. Janë 7 milionë euro që janë kursyer nga sportelet që harxhoheshin për të marrë letra. Dhe do të kursehen edhe më shumë. Është e padrejtë që njerëzve vazhdon dhe i jepen certifikatë letër. Nuk ka nevojë të lëvizë qytetari nga vendi. Mjafton të hyjë te platforma dhe ka marrë shërbimin. Të gjitha shërbimet janë kështu, përfshi edhe famëkeqen hipotekë. S’ka më nevojë të futesh në ato labirinte. Prandaj edhe të gjitha sportelet kanë filluar të mbyllen”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.