Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! Jo lista të hapura

0 347

Kryeministri Edi Rama ka takuar deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore dhe ka thënë se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura. Kryeministri harron se gjysma e bashkive që u ”fituan” nga PS-ja në votimet njëpartiake të 30 qershorit, sot nuk janë të krye të detyrës.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet t’u ketë thënë Rama.

Ky takim është zhvilluar sot në Sallën e Hartave në kryeministri që prej orës 13:00 deri në orën 19:00, me qëllim riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.