Rama sot në Bruksel, kë pritet të takojë dhe çështjet kryesore që do të trajtohen

0 34

Sot kryeministri Edi Rama do të jetë në Bruksel për të zhvilluar edhe një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ku përpos temës së strehimit të emigrantëve pritet të diskutohet edhe për integrimin e vendit në BE.

Mësohet gjithashtu se Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit.

Agjenda e plotë:

Ora 08.15

Mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15

Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30

Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

13.30

Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30

Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.