Rama takim me një grup kompanish nga SHBA dhe BE, e pranishme edhe Yuri Kim

0 33

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku janë në një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.

Këtë gjë e ka të bërë të ditur vetë kryeministri i cili e ka ndarë live në rrjetin social “Facebook”.

Sipas kreut të qeverisë, bëhet fjalë për kompani që kanë gatishmërinë për t’u përfshirë “në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë”.

Ashtu siç mund të shihet edhe në foto, e pranishme në këtë tryezë është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.