Rama thotë: “Nuk duhen më ushqime!” Fotot nga Durrësi janë dramatike

160

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ishte nevoja për ndihma të tjera ushqimore, pas situatës së rëndë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë. “Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba. Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi”,- deklaroi kryeministri Edi Rama paraditen e sotme.

Apeli i kreut të qeverisë u duk pak i pakuptimtë, në kohën që në Durrës janë me mijëra qytetarë që po flenë jashtë prej ditësh, pasi pallatet janë bërë të pabanueshme.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë duket e pavend kur sheh dhe fotot e mëposhtme të agjencisë LSA, që janë marrë nga kampi ku ndodhen banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.

Fëmijë, gra dhe burra që rrinë pas hekurave të stadiumit me shpresën për të marrë një copë bukë dhe ujë. Një pamje e tillë tronditëse tregon se shërbimet nuk po funksionojnë siç duhet. Nëse magazinat po kalben me ushqime, siç thotë Rama, si ka mundësi që në Durrës po pas tragjedisë njerëzore po shohim dhe një dramë humanitare?

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.