Pak më parë, përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet pse po shkon në Prishtinë. “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale qe do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI ne historinë botërore te drejtesise, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç ne epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”.
Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Presidenti Thaçi, pritet t’i drejtohet sot opinionit publik lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
????NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2020