Rama u vendos afate bizneseve: Deklaroni pagat, mos prisni të ndëshkoheni!

0 31

Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi sot bizneset që të vetërregullohen sa i takon deklarimit të pagave dhe të mos presin që të ndëshkohen.

“Drejtoria e tatimeve do të komunikojë me të gjithë tatimpaguesit për të vazhduar të kërkojnë që bizneset të vetërregullohen dhe të mos presin që të vijë kontrolli dhe të ndëshkohen. Rruga më e mirë është kjo”, tha Rama.

Ai u shpreh se nga qershori do të nisë të aplikohet zero taksë për pagat deri në 40 mijë lekë të reja dhe rritja për kategoritë e caktuara nga mësuesit, mjekët, infermierët, ushtarakët dhe punonjësit e policisë jashtë vendbanimit.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm që është gjëja e duhur që duhet bërë. Nuk do të rrisim asnjë taksë. Por kjo prezumon që të gjithë të marrin përsipër pjesën e tyre. Ndryshe nuk funksionon. Është një moment inkurajues ndarja me ju dhe publikun e këto rezultateve që kemi arritur bashkarisht.

Nuk ka ardhur si pagesë më shumë se paguanit por dalja nga errësira në dritë dhe i jep mundësi atyre njerëzve të kenë kontribute shëndeti dhe pensionesh më të plota. Ka ndikuar çuarja lart në 40 mijë lekë të reja që hyn në fuqi së shpejti.

Kjo e bën të lehtë për ju sepse për çdo pagë deri në 40 mijë lekë është zero taksa. Për çdo pagë deri në 50 mijë lekë të reja është gjysma e asaj që ka qenë dhe që është dhe tani. Do rrisim pagat edhe për mësuesit, mjekët, infermierët, ushtarakët, punonjësit e policisë jashtë vendbanimit. Është një frymëmarrje e rëndësishme në këto kushte që jemi’, u shpreh ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.