Rama udhëton nesër drejt Greqisë

0 351

Kryeministri Edi Rama, mësohet se do të jetë udhëtojë drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të “Delfit”. Kreu i qeverisë do të mbajë një fjalim me temën “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Besueshmëria, Parashikimet dhe Manovrat Politike”.

Forumi i ka nisur punimet më 9 qershor dhe do të vijojë për 4 ditë rresht, ku të pranishëm do të jenë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ata do të bashkohen gjithashtu në bisedimin mbi zhvillimet gjeopolitike brenda rajonit dhe mbi integrimin e vendeve në BE. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet të pranishmëve përmes një video-mesazhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.