Rama: Unë jam 100% europian! Vendi i Kosovës në Ballkanin e Hapur është i lirë

0 28

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e tij për zvarritjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian.

Në një konferencë për mediat nga Ohri, Rama tha se deklaratat e tij nuk janë akuza por janë fakte.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ai është “100% europian i përkushtuar”.

Rama: Unë nuk akuzoj BE-në. Përkundrazi, unë jam një europian 100% i përkushtuar dhe i vendosur si me BE-në si pa BE-në. Përsa kohë BE është projekti më i madh dhe më i guximshëm që mendja politike ka krijuar, është dhe destinacioni im dhe i yni. Është vetëm fakt që BE na ka zvarriotur, që jep fjalën dhe nuk e mban. Këtë unë jam i fundit që e them pasi e kanë thënë vetë përfaqësuesit e BE-së. Kur të ktheheni dhe njëherë, shikoni se ka një korsi të dedikuar të kanalit të gjelbër të Ballkanit të Hapur.

Kryeministri Rama tha se vendi për Kosovën në nismën rajonale Ballkani i Hapur është gjithmonë i lirë, por vendimi për t’iu bashkuar, është në dorën e saj.

Rama: Nuk është e nevojshme të bëjmë ndonjë shkencë të veçantë. Ka njerëz të cilët janë të interesuar për ta importuar konfliktin dhe të mos i dhënë të gjithë fuqinë e mundshme procesit të bashkëpunimit dhe normalizimit drejt një zgjidhje përfundimtare të një mosmarrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Nëse do përmendnim një emër këtu, një emër atje, do e zvogëlonim peshën që ka ky fenomen. Kosova është sovrane dhe iu merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë dhe askush nuk e mbush dot. Unë nuk dua të them asgjë më shumë. Ftesa është gjithmonë e hapur por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.