Rama: Vaksinimi ndaj Covid-19, do të bëhet te Stadiumi ”Air Albania”

0 263

Kryeministri Edi Rama, teksa ka vizituar personelin mjekësor në spitalin Infektiv, për festën e Krishtlindjes, bëri me dije se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur pranë stadiumit “Air Albania”. Rama komentoi gjithashtu edhe lajmin se në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria do të dhurojë disa doza vaksine.

”U fol këtu për Maqedoninë e Veriut dhe ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar se do të japë njësoj si për ne. Ne nuk e kemi deklaruar këtë gjë se e para është një shprehje dashamirësi, por nuk është fakt dhe e dyta nuk kemi dashur të bëjmë fjalë, por jemi shumë afër dhe kemi besim që ekipi i infektivit, spitalet Covid do të jetë shumë shpejt”’, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u shpreh se godina e Infektivit do ta mbyllë me sukses misionin e vet, sepse pas kësaj lufte do të bëhet godina e re. Ministrja Manastirliu tha se me miratimin e kredisë të Bankës Botërore tashmë Infektivi është përfshirë në planin tonë për tu rindërtuar me standardet më të mira.

”Vitin tjetër duke shpresuar që pandemia të mos ketë këtë kurbën e madhe e të mos kemi këtë përballje me infeksionet e rritura se edhe vaksina që presim të vijë në fillim të vitit që vjen patjetër që do të lehtësoje. Por kjo nuk do të thotë që nuk do e kemi armikun e padukshëm prezentë, sepse do të duhet të vijojmë kujdesin , maskën, distancën, deri s atë kthehemi në atë normalitetin që të gjithë presim që ta rifitojmë së shpejti”,-tha Manastirliu.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Ndërkohë që e preku pak ministrja unë jam shumë i kujdesshëm me fjalët por jemi afër përmbylljes së një marrëveshjeje për vaksinën. Shpresojmë që në fillim të vitit do të kemi dozat e para që janë për ju. Do hidhet me short, do e bëjë Najada apo ti.

Tritan Kalo: Unë përgjegjësit i hap rrugën femrave.

Edi Rama: Është situatë e vështirë se edhe shtetet e mëdha po marrin pak doza. Presidenti i SHBA ka ndaluar eksportin e dozave. Për fillimin është problem. Kam folur me kolegët dhe s’po i thonë shifat sepse janë shumë më pak sesa kishin premtuar. Jemi në komunikim me disa nga shtetet. Pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi afër dhe me Astra Zenecan. Edhe me Modernën kemi diskutuar.

Pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtete të tjera. Maqedonia i merr dozat nga Bullgaria, është shprehje dashamirësia. Sigurisht do vazhdojë. Me ministren kemi filluar të adoptojmë një projekt në “Air Albania” për të vendosur ekipin për të bërë vaksinimin.

Na kanë sygjeruar që në mjedis të hapur është më mirë. Po bëjmë një projekt shumë të bukur. Do e kemi gati në janar. Shumë shpejt do iu imunizojmë ju njëherë. Dhe pastaj do vijojmë me grupet e prioritetëve. Kemi vendosur mësuesit dhe punonjësit e policisë. Pastaj do ketë teprica.

Leave A Reply

Your email address will not be published.