Raporti i Bankës së Shqipërisë, Ahmetaj: Kemi mbushur gropat që krijuan krizat nga tërmeti te lufta

0 25

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh sot në Kuvend se të gjithë treguesit tregojnë se ekonomia e vendit po performon shumë mirë, duke pasur parasysh që u kaluan kriza të mëdha si tërmeti, pandemia dhe pushtimi i Ukrainës.

Teksa diskutohej raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë, Ahmetaj tha se “sot në Shqipëri nuk ka ngadalësim të rritjes ekonomike, vazhdon të jetë galopante, nuk ka rritje të papuësinë. Të dhënat e fundit të tregut të punës të INSTAT thonë se pjesëmarrja e forcave të punës është record 72%. Papunësia e rinisë është 20%, është sërish record. Është shumë kollaj të bësh të bardhën të zezë. INSTAT thotë se papunësia ka rënë në 11.3%, është njësoj si përpara krizës së tërmetit. Sa i përket kërkesës, asnjë nga mallrat kryesore të konsumit, përveç karburantit, nuk kanë rënie, por kanë rritje nga 6-10%”.

Sipas tij “ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të treja krizat. Në raport referohet me detaje çfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Biznesi i vogël ka mbushur menjëherë gropën e papuësisë të krijuar nga pandemia. Diskutimi a është kjo qeveri pro apo kundër qytetarit në nevojë dhe a e ka mbështetur apo jo, është pyetje retorike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.