Raporti i Europol/ Presidenti Meta: Droga dhe trafiqet po rrënojnë Shqipërinë, 25 Prilli referendum popullor

0 275

Presidenti Ilir Meta ka publikuar raportin e Europol, ku thuhet se Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian. Ndaj dhe kreu i shtetit thotë e trafiqet dhe droga po ia nxijnë faqen vendit tonë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti thekson më tej se 25 prilli është referendum popullor dhe se trafiqet do i përkasin së shkuarës.

‘Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës”,-shkruan kreu i shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.