Raporti i ”Freedom House”/Eriol Braimllari: Shqipëria një pronë private e Ramës

0 27

Shefi i kabinetit të kryetares së LSI, Eriol Braimllari ka komentuar raportin e ”Freedom House”, ku përmes një postimi në facebook, thotë se e pasqyrojnë Shqipërinë si një pronë private të Edi Ramës, ku shteti i së drejtës është zëvendësuar me pushtetin e individit, i cili lartësohet mbi institucionet dhe rendin demokratik. ”Rritja e vazhdueshme e tensionit social, rënia ekonomike, shpopullimi i vendit, mungesa e demokracisë funksionale dhe trysnia qeveritare mbi median e lirë, kërkojnë rivendosjen sa më parë të institucionit të votës së lirë dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë”.

Postimi i plotë

Pozicionimi i Shqipërisë në kategorinë e regjimeve të demokracive hibride nga ”Freedom House”, si dhe përkeqësimi i vlerësimit për qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor, nxjerr qartë arsyet e vështirësimit në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe shkaqet e emigracionit masiv të shqiptarëve.

Vlerësimet e ”Freedom House” e pasqyrojnë Shqipërinë si një pronë private të Edi Ramës, ku shteti i së drejtës është zëvendësuar me pushtetin e individit, i cili lartësohet mbi institucionet dhe rendin demokratik.

Rënia e nivelit të demokracisë në raportin e Freedom House, është një këmbanë alarmi për rrugën e vështirë në plotësimin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për çeljen e negociatave.

Rritja e vazhdueshme e tensionit social, rënia ekonomike, shpopullimi i vendit, mungesa e demokracisë funksionale dhe trysnia qeveritare mbi median e lirë, kërkojnë rivendosjen sa më parë të institucionit të votës së lirë dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.