Raporti i TI, Likmeta: Rritje të korrupsionit, dhe rënie të demokracisë

0 315

Kryeredaktor i BIRN, Besar Likmeta, thotë se raporti i ”Transparency International” dhe raporte të ngjashme me të, tregojnë një rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit në vend.

”Unë e vlerësoj në bazë të raporteve të ngjashme që kanë dalë për rajonin gjatë viteve të shkuara dhe gjatë këtij viti, ku regjistrohet një rënie e demokracisë dhe mirëqeverisjes dhe një rritje e korrupsionit dhe kapjes së shtetit”,-tha për ”Euronews Albania”.

Sa i përket çështjes për ligjin me porosi, ai tha se këto ligje miratohen pas lobimit të korporata apo grupe interesi. Sipas tij interesat e popullit nuk vihen në plan të parë.

”Do të thotë shumë gjëra, do të thotë që një ligj nuk miratohet në interesin publik nga të zgjedhurit e popullit. Miratohet nga grupe lobimi, korporata ose individë që ndikojnë tek procesi demokratik, i ligjvënies dhe ligjbërjes. Shtyn përpara interesat e tyre ekonomike ose politike, idelogjike”, tha ai më tej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.