Raporti i Transparency International/Basha: Rama e mban Shqipërinë në vendnumëro

0 178

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e fundit të “Transparency International” dhe shkruan se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se përhapja e korrupsionit në çdo nivel të qeverisë po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Ndër të tjera ai bën të ditur se interesi kombëtar i PD është lufta kundër korrupsionit.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!”-,shkruan kreu i PD në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.