Raste e shumta me koronavirus, FSHF shtyn ndeshjen Kukësi-Dinamo

0 235

Pas kërkesës zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjen mes Kukësit dhe Dinamos, e cila ishte parashikuar të luhej, këtë të shtunë.

Rastet e shumta me koronavirus te stafi dhe lojtarët e Kukësit, detyroi klubin verilindor të kërkonte shtyrjen e ndeshjes.

Tashmë ky takim, do të luhet të mërkurën më 19 janar në orën 16:45, në stadiumin e rinovuar “Kukësi Arena”.

Gjithashtu, FSHF vendosi që të zhvendosë dhe orarin e ndeshjes Skënderbeu-Laçi në 16:45.

Leave A Reply

Your email address will not be published.