Rasti i parë në historinë e BE-së, Rama shton kushtet e Integrimit

0 429

Nga Aleksandër Biberaj

Sot është 9 Maji, ose dita e Europës, pasi 75 vite më parë u shënua edhe fitorja e madhe e aleancës së popujve fitues të luftës të drejtuar nga fuqite SHBA-UK-BRSS kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore. Natyrisht përveçse ditë kujtimi, nderimi, respekti dhe homazhi për të rënët e Luftës së Dytë Botërore, është edhe një ditë reflektimi, për ta sotmen dhe te ardhmen e afërt të vendit tonë si pjesë e Europës por edhe e vetë BE-së.

Po të reflektojme për integrimin e Shqipërisë në BE, natyrisht që jemi shumë larg asaj që ideuam, inspiruam, menduam apo imagjinuam në Dhjetorin e vitit 1990. Në pozicionin e Zv. Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, natyrisht që kam pasur mundësinë dhe rastin të njoh nga afër edhe me dokumenta autentike ate se çfarë ndodhi pas luftës, kur politikanet e shquar, burrat e shtetit si Konrad Adenaues, Alice De Gasperi, Winston Churchill, Jean Monnet, Robert Shuman, etj. duke u ingritur nga hiri dhe rrënojat e luftës, hodhën themelet e Bashkimit Europian.

Në këtë ditë reflektimi natyrisht sheh me shumë shqetësim se Shqipëria fatkeqësisht vazhdon të mbetet shumë larg BE-së dhe natyrisht që përgjegjësia kryesore e kësaj dekade i takon kryeministrit aktual dhe kastes së tij totalisht të inkriminuar, të korruptuar dhe të pa aftë. Kryeministri ka 7 vite qe vetem e largon Shqiperine nga BE dhe eshte rasti i pare ne historine e BE-se që një vendi i hapen negociatat me kushte (fillimisht ishin 9 tani jane bere 15) dhe pa nje date fikse se kur do te hapen realisht keto negociata. Kryeministri e ka shkrire dhe bere njesh politiken me krimi (rasti i pare ne Europe), rasti i pare ne Europe pa Gjykate te Larte dhe Gjykate Kushtetuese, rasti i pare ne Europe qe nje parti-shtet ka 100% te pushteteve. Shqiperia e kesaj qeverie eshte rekordmen europian per korrupsionin, per kultivimin e kanabisit dhe tranzitimin e drogerave te forta, eshte vendi i fundit ne Europe per klimen e biznesit si dhe kampion europian per korrupsionin dhe lidhjen e politikes me krimin e organizuar.

Në Europë është rasti i parë që një kryeministër nuk pranon dhe nuk bën zgjedhje të lira dhe demokratike, përkundazi i manipulon ato ose bën votime një partiake të modelit të partisë shtet dhe rekordet e zeza dhe unikale të kësaj qeverie nuk kanë të mbaruara për ta permbyllur me mbylljen që i ka bërë popullit të tij si në kafaz duke i dhënë një kosto sociale, morale, psikologjike dhe ekonomike të jashtëzakonshme dhe të parikuperueshme, me pretekstin e Coivd-19, vetëm e vetëm për interesa politike dhe ekonomike, si dhe mbajten e popullit shqiptar në pozicionin e popullit më të varfër në Europë pa konkurues të afërt. E pra të dashur miq, KJO ESHTE SHQIPERIA QE DUAM:) e rilinjes, realitet qe duhet ndryshuar sa me pare!

*Zv. President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Leave A Reply

Your email address will not be published.