Reagimi pas humbjes së bujshme, Ronaldo: Do të kthehemi më të fortë

0 311

Eliminimi nga Champions League i Juventusit, ka lënë një shije të hidhur dhe për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, i cili në ndeshjen e dytë ndaj Lyon shënoi dy gola, të cilët nuk mjaftuan për ta kaluar Zonjën e Vjetër në fazën e ¼. CR7 premtoi në një farë mënyre besnikëri ndaj ngjyrave bardhë e zi të paktën dhe për të paktën një sezon dhe u shpreh se vitin e ardhshëm duhet të përmbushen kërkesat e tifozëve që kërkojnë më shumë nga ekipi.

“Ky sezoni mbaroi për ne, më vonë se zakonisht por më herët nga sa prisnim. Tani është koha për të reflektuar, për të analizuar sepse mendimi kritik është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar. Një klub i madh si Juventusi duhet të mendojë gjithnjë si më i miri në botë, të punojë si më i mirë dhe vetëm në këtë mënyrë ne mund ta quajmë veten si një ndër klubet më të mirë dhe më të mëdhenj në botë.

Fitorja e Serie A në një vit kaq të vështirë është diçka për të cilën jemi të gjithë krenarë. Personalisht shënimi i 37 golave për Juventusin dhe 11 për Kombëtaren Portugeze është diçka që bën ta shoh të ardhmen me ambicie dhe dëshirë për të vijuar për të bërë sa më mirë çdo vit.

Fansat kërkojnë më shumë prej nesh. Shpresojmë që këto pushime të na lejojnë të marrim vendimet më të mira për të ardhmen dhe të rikthehemi më të fortë dhe më të angazhuar se çdo herë”, shkruan Ronaldo.

View this post on Instagram

The 2019/20 season is over for us, much later than usual but yet sooner than we expected. Now it’s time for reflection, time to analyse the ups and downs because critical thinking is the only way to improve. A huge club such as Juventus must always think like the best in the world, work like the best in the world, so that we can call ourselves one of the best and biggest clubs in the world. Winning the Serie A once again in such a difficult year is something that we are very proud of. Personally, scoring 37 goals for Juventus and 11 for the Portuguese National Team is something that makes me face the future with renewed ambition and desire to keep doing better and better each year. But the fans demand more from us. They expect more from us. And we have to deliver, we must live up to the highest expectations. May this short vacation break allow us all to make the best decisions for the future and come back stronger and more committed than ever. . See you soon! ????

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Leave A Reply

Your email address will not be published.